Policia në Pejë ndalon 2 persona për 48 orë, shkak mosmarrëveshjet familjare

Prishtinë | 08 Gus 2019 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria Rajonale e Policisë së Pejës përmes një komunikate për medie ka njoftuar se me datën 05.08.2019 rreth orës 18:15, ne stacionin policor në Peje, është paraqit rasti, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosje”, ku dy grupe të ndryshme janë përlesh në mes vete, dyshohej se ishte përdor edhe arma.

Policia menjëherë është përgjigjur vendit të ngjarjes, ka takuar 3 viktimat, të cilët kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

Personat e dyshuar kanë ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur dhe me datë 06.08.2019 rreth orës 13:00, 2 të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar nga Policia e Stacionit Policor në Mitrovicë.

Sipas të dhënave motivi i gjithë kësaj ishin mosmarrëveshjet familjare, pasi që viktima dhe njëri nga të dyshuarit kishin bashkëjetuar në shtetit e Suedisë.

Të dyshuarve iu është konfiskuar arma (pistoletë me gas) e markës GAP cal. 9mm, të njëjtit janë intervistuar nga hetuesit Policor dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48-orë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme