​ Ish-deputeti i LVV-së këshillon ministren e Drejtësisë

Prishtinë | 22 Nën 2016 | 08:09 | Nga

Ish-deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Afrim Kasolli, është emëruar këshilltar politik i ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

Kasolli në pozitën e këshilltarit në Ministrinë e Drejtësisë (MD) është “rehatuar” pas emërimit të Hoxhës në krye të këtij dikasteri qeveritar.

Zyrtarë për informim në Ministrinë e Drejtësisë kanë konfirmuar se ish-deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje” qe disa muaj është emëruar në pozitën e këshilltarit. “Po, Afrim Kasolli është emëruar në kabinetin e ri të ministres Dhurata Hoxha”, ka thënë Orhan Hajrizi, zyrtar për informim në MD.

Ish-deputeti i “Vetëvendosjes” kishte dhënë dorëheqje nga ky subjekt politik vetëm një muaj para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014, më 8 maj 2014. Kasolli përmes një letre atëkohë kishte akuzuar subjektin e tij politik për mungesë të demokracisë, diktaturë, keqpërdorime financiare e mbushje të Komunës së Prishtinës me militantë partiakë.

“Drejtimi absolutist antidemokratik i kësaj Lëvizjeje duket se është sfidë e pakapërcyeshme për të. ‘Vetëvendosje’ mbetet i vetmi formacion politik në Kosovë që ruan të institucionalizuar të ashtuquajturin Komision Disiplinor, një instancë organizative kjo që ka për qëllim t’i korrigjojë ‘sjelljet devijuese’ të anëtarësisë vullnetare.

Të ngjashme