​Abdixhiku takohet me Xhaferin, diskutojnë nevojën e anëtarësimit të Kosovës në NATO

Prishtinë | 04 Mar 2022 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi, me të cilin ka biseduar mbi situatën politike në vend e rajon, marrëdhëniet mes dy vendeve, dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm ndërshqiptar në Ballkanin Perëndimor.

Abdixhiku ka treguar në një postim në Facebook, se çfarë kanë biseduar me Talat Xhaferin.

“Me theks të veçantë biseduam për nevojën e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe sigurinë rajonale që ky anëtarësim ofron. Vendet e rajonit, anëtare të NATO-s, kanë mbështetur e mbështesin aspiratën tonë për integrim euroatlantik; dhe në këtë moment të ri politik, ky integrim i yni merr edhe më shumë kuptim”, shkruan Abdixhiku në Facebook.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi, gjatë ditës ka zhvilluar takime edhe me zyrtarë të institucioneve shtetërore, si dhe partive politike.

Të ngjashme