​Aderime në degën e PDK-së në Has

Prishtinë | 25 Kor 2017 | 19:44 | Nga

Dega e PDK-së në Has të Gjakovës, ka zhvilluar disa aktivitete, të cilat kanë rezultuar me aderime të reja.

Siç bënë të ditur Ramadan Hoti, kryetar i kësaj dege, duke iu falënderuar rinisë, është arritur që të formohen edhe tre nëndegë të Rinisë Demokratike në Has të Gjakovës.

Dega e PDK-së në Has të Gjakovës, e ka përkrahur këtë vullnet të rinisë demokratike në Has dhe së bashku do të mundohemi t’i sjellim Hasit dhe rinisë së Hasit, projekte në të mirë të hasjanëve në përgjithësi.

“Ju shumë e dashur rini, gjithmonë do të jeni forca dhe motivi ynë, që së bashku me ju, me kryesinë e degës së Hasit dhe lidershipin e partisë demokratike, do ta japim kontributin më të sinqertë, për një të ardhme perëndimore sepse besimi i juaj, në partinë demokratike të Kosovës, është përgjegjësi dhe obligim për ne. Gjithmonë do të jemi falënderues dhe mirënjohës, që përkrahja e juaj asnjëherë nuk ka munguar për partinë demokratike të Kosovës, ju jeni ata që na keni vlerësuar dhe do të na vlerësoni gjithmonë drejtë”, ka thënë Ramadan Hoti.

Nëndegët e formuara:

1.Nëndega e Rinisë Demokratike prej 11 natareve në fshatin Gërqinë: Kryetarë: Nazmi Berisha, Nënkryetarë: Kushtrim Gjuraj dhe Sekretarë: Almir Mahmutaj.

2. Nëndega e Rinisë Demokratike prej 11 anëtarëve në fshatin Damjan në lagjen e Ramahmatëve: Kryetarë: Erolind Demiri, Nënkryetarë: Valon Et’hemi dhe Sekretarë: Drilon Thaqi.

3. Nëndega e Rinisë Demokratike prej 9 anëtarëve në fshatin Ujz: Kryetarë: Qlirim Gashi, Nënkryetarë: Arianit Korpali dhe Sekretarë: Albert Sadria.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme