​Ambasadori amerikan në Kosovë mirëpret caktimin e seancave për “veteranët e rrejshëm”

Prishtinë | 01 Nën 2019 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, e ka mirëpritur caktimin e tri seancave gjyqësore për çështjen e veteranëve të luftës.

Kosnett përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, e ka cilësuar si një hap përpara për sundimin e rendit dhe të ligjit në Kosovë.

“Është mirë të shohësh që janë caktuar tri seanca gjyqësore radhazi në dhjetor për çështjen e mashtrimit me pensione nga veteranët e luftës – një hap përpara për rolin e drejtësisë në Kosovë” ka thënë Kosnett i cili poashtu e ka vlerësuar lartë çështjen e moszvarritjes së këtij procesi.

“Qytetarët meritojnë një gjyqësor që i merr parasysh rastet në kohën e duhur, pa pasur javë ose muaj ndërmjet seancave”, ka shkruar tutje ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme