​Deputetja e Nismës thotë se s’është e rëndësishme kush i prinë dialogut, Thaçi apo Hoti

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 22:00 | Nga Ekonomia Online

Nisma Socialdemokrate kërkon që të gjitha partitë duhet të jenë të bashkuara në procesin e dialogut, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mbrohen më së miri interesat e vendit.

Arbëresha Krasniqi nga kjo parti, në DebatPlus të TV Dukagjini, ka thënë se Kosova ka qeveri legjitime dhe se nuk është e rëndësishme se kush do t’i prijë procesit të dialogut, presidenti apo kryeministri.

Krasniqi ka thënë se marrëveshja finale me Serbinë do të bëhet në kufijtë e njohur ndërkombëtarë të Kosovës dhe se për këtë garanci është Kushtetuta e Kosovës, e cila është hartuar në bashkëpunim me SHBA-në.

“NISMA nuk ka dilema në takimet ku merr pjesë edhe SHBA-ja”, është shprehur ajo.

Të ngjashme