​Frashër Krasniqi: Qeveria Haradinaj do të ketë jetë të shkurtër

Prishtinë | 14 Gus 2017 | 11:34 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i VV-së, Frashër Krasniqi, ka thënë se Qeveria e PAN-it edhe nëse arrin të krijohet, do të ketë jetë të shkurtër, raporton EO.

Pasi sipas tij, PAN do ta krijojë një qeveri me ndihmën e Listës Serbe dhe me Ukë Rugovën, që sipas Krasniqit është një kriminel ordiener.

Ai ka thënë se koalicioni PAN është në gjendje të takohet me kriminelë serbë, siç është Milan Radojiçiq, vetëm për ta siguruar krimin e qeverisë.

“Është interesant të shoh që koalicioni i krimit që e mbajnë veten për komandanta nuk po kanë guxim të vijnë në seancë”.

Sipas Krasniqit, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli, po fshihen pasi nuk i kanë numrat.

“Nuk po e pranojnë dështimin e madh që e kanë marrë”, tha ai.

Megjithatë, ai ka thënë se,  këta njerëz nuk do të ndihet rehat.

Të ngjashme