​Konjufca: Nuk do të ndalemi derisa Serbia të mbahet përgjegjëse për gjitha masakrat në Kosovë

Skenderaj | 05 Pri 2022 | 13:06 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pas homazheve që ka bërë në kompleksin e varrezave në Rezallë për të nderuar 98 martirët e masakruar nga forcat serbe, tha se këtë ditë më të rëndë po e bën fakti se ende nuk ka drejtësi për këto masakra, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se plagët janë ende të hapura e që edhe më e dhimbshme është se fakti që ende nuk ka drejtësi për gjithë gjenocidin që Serbia e ka kryer mbi popullin e pafajshëm të Kosovës.

Ai tha se duhet t’i tregohet botës për gjenocidin e kryer në Kosovë.

“Jemi këtu për të bërë homazhe për 98 martirët të cilët u masakruan prej forcave pushtuese të ushtrisë së policisë dhe paramilitarëve të Serbisë 23 vite më parë. Ajo që e bënë edhe më të rëndë këtë masakrën ashtu edhe shumë masakra të gjenocidit të Serbisë është fakti që plagët janë ende të hapura. Para 6 muajve ne i rivarrosëm këtu edhe të tjerë trupa të gjetur të këtyre martirëve të cilët ende po mbahen të fshehur në plotë vende brenda Serbisë”, tha Konjufca.

“Serbia nuk i dorëzon ende qindra të tjerë të cilët janë të zhdukur me dhunë dhe i mbanë të fshehura pikërisht nëpër ato vende nëpër të cilat kanë ngritur edhe poligone ushtarake. Nuk ka kurrfarë dyshimi që përgjegjëse mbi këtë gjenocid që u bë mbi popullin e pafajshëm të Kosovës është Serbia. Por ajo që po na e bënë më të vështirë ketë dhimbje dhe këtë pikëllim është fakti që nuk ka pasur drejtësi ende për të gjithë ata 12 mijë qytetarë të Kosovës të vrarë gjatë gjenocidit të Serbisë”, tha ai.

Konjufca ka thënë se nuk do të ndalen derisa Serbia të mbahet përgjegjëse për masakrat që kriminelët serbë kryen mbi popullin e Kosovës.

Ai ka nënvizuar edhe se pa gjakun e derdhur të martirëve dhe sakrificës së tyre Kosova nuk do të mund ta kishte lirinë e as shtetësinë.

“Ne nuk do të ndalemi. Do t’ia tregojmë botës dhe ta argumentojmë dhe më mirë gjenocidin që ka ndodhur derisa Serbia të mbahet përgjegjëse, e të gjenden e të dënohen të gjithë ata kriminelë të cilët janë kryes të drejtpërdrejt të masakrës së Rezallës dhe të qindra masakrave të tjera në Kosovë. lavdi martirëve të cilët e dhanë jetën për lirinë e Kosovës sepse pa gjakun e derdhur të tyre, pa sakrificën e popullit të Kosovës nuk do të kishte mund të vinte as liria të cilën e kemi sot e as shteti i Kosovës prandaj lavdia është e tyre sepse kjo sakrificë qëndron fuqishëm pikërisht në themelet e shtetit tonë të cilin ne do t’ia lëmë si trashëgimin më të rëndësishëm brezave që do të vijnë”, ka thënë Konjufca.

Të ngjashme