​Kurti: Jemi të vendosur për luftë ndaj krimit dhe korrupsionit

Prishtinë | 26 Qer 2021 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti, ka komentuar vendimet e djeshme të Qeverisë së Kosovës, duke thënë se janë të vendosur për luftë ndaj krimit dhe korrupsionit.

Ai gjithashtu thotë se çdo shtetas i huaj që ka shkelur rëndë të drejtat e njeriut ose ka kryer ndonjë vepër korruptive, nuk do të mund të udhëtojë më në Kosovë dhe do t’iu ngrihen të gjitha asetet e tyre që iu gjinden në vendin tonë.

Kurti, përmes një  postimi në Facebook, ka theksuar se si qeveri janë të vendosur për luftë ndaj krimit dhe korrupsionit.

“Më 13 prill e miratuam koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikusheme, e tani Agjencioni për Parandalimin e Korrupsionit, do të merret me identifikimin e rreziqeve institucionale që e lehtësojnë korrupsionin dhe rekomandon masa për parandalimin e tij”, ka shkruar ai në Facebook.Duke folur për sanksionet e shënjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut, Kurti ka thënë se “Çdo shtetas i huaj që ka shkelur rëndë të drejtat e njeriut ose ka kryer ndonjë vepër korruptive, me votën e djeshme në Qeveri, nuk do të mund të udhëtojë më në Kosovë dhe do të ju ngrihen të gjitha asetet e tyre që ju gjinden këtu”.

Postimi i plotë i Kurtit:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme