​Kusari-Lila: Hoti gaboi që u takua me Vuçiqin, derisa Thaçi intervistohej në Hagë

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila e ka quajtur gabim shkuarjen e kryeministrin, Avdullah Hoti, në bisedime me Serbinë, derisa presidenti i Kosovës gjendej në Speciale.

“Të njëjtat ditë e kemi pas presidentin e vendit në Tribunalin e Hagës. Në cilindo rrethanë, çfarëdo qoftë raporti politik, nuk është dashur që të shkohet t’i ulesh Vuçiqit përballë. E presidentin e ke pasë para prokurorëve”.

Ndërsa, për këtë deklaratë është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj.

“Zonja Kusari, besoj se e keni në kujtesë se e kishim një nisje për të shkuar në Washington. Për ata që besojnë në pastërtinë e luftës çlirimtare, jemi kthyer në rrugë, s’kemi vazhduar atje. Jemi kthyer në shenjë solidariteti. Tash po thua që ne mos të shkojmë. Kushdo që do të largohet prej tavolinës së bisedimeve, ka me dalë humbës”.

Të ngjashme