​Mustafa: Të festojmë më zemër e të ruajmë shëndetin publik

Prishtinë | 31 Kor 2020 | 07:34 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa uroi të gjithë besimtarët duke thënë se kjo festë le të jetë një moment reflektimi për të gjithë në përmirësimin e raporteve ndër njerëzore dhe besimin e pakontestueshëm në Zot.

Mustafa apeloi që të shmangen tubimet dhe vizitat nëpër familjarë, për të ruajtur shëndetin publik.

Postimi i plotë në Facebook:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Urime festa e Kurban Bajramit, edhe pse po jetojmë në këtë kohë të rëndë pandemie, ku të gjithë duhet kujdesur për njeri-tjetrin, dëshirat dhe urimet tona janë që të festojmë Bajramin tjetër në një situatë normale, me vizita tek miqtë e familjarët.

Ky Kurban Bajram, le të jetë një moment reflektimi për të gjithë ne, në përmirësimin e raporteve ndër njerëzore dhe besimin e pa kontestueshëm në Zot.

Të dashur qytetarë, në këto momente feste, lutemi për të gjithë të prekurit me koronavirus, ndjejmë dhimbje për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre nga kjo pandemi si dhe bëj apel që secili qytetar të kujdeset dhe ta ruaj veten dhe me të dashurit e tyre.

Shmangni tubimet dhe vizitat nëpër familjar, këtë vit le të festojmë më zemër, e në distancë, vetëm kështu do ta ruajmë shëndetin publik.

Urime Kurban Bajramin dhe shpresoj që vitin e ardhshëm të festojmë të gjithë së bashku, në kushte dhe rrethana normale shëndetësore.

Të ngjashme