​Orlando: Italia do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

Prishtinë | 07 Pri 2021 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Nicola Orlando është takuar sot me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, me të cilin ka biseduar për krizën pandemike, reformat urgjente, integrimi në BE dhe për dialogun që udhëhiqet nga BE-ja.

Orlando në një postim në Twitter ka shkruar se gjatë takimit ai ka siguruar zëvendëskryeministrin Bislimi për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Kosovën.

“Përgjigja e Qeverisë ndaj përkeqësimit të krizës pandemike, reformat urgjente, integrimi në BE dhe dialogu i udhëhequr nga BE-ja ishin sot tema të një takimi shumë frytshëm me zëvendës kryeministrin, Besnik Bislimi. Unë e përgëzova atë dhe e sigurova për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Kosovën. Ne u pajtuam të mbesim në kontakt të ngushtë”, ka shkruar diplomati italian.

Të ngjashme