​PDK e cilëson “të kontrolluar” organizatën që e lavdëroi Ahmetin

Prishtinë | 11 Gus 2017 | 17:36 | Nga

Sekretari i degës së PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, ka reaguar ndaj një ankete të realizuar nga organizata jo-qeveriatre INPO, për punën e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmet.

Cakolli e ka cilësuar të kontrolluar nga komuna OJQ-në “Inpo”, derisa ka thënë se Ahmeti ka pas nevojë për një “fasadë” të tillë, se i kanë shpërthyer skandalet në 20 ditët e fundit.

“Qysh në fillim të marrjes së mandatit nga Shpend Ahmeti, koordinatori për zyrën e Prishtinës nga INPO, Osman Bllaca, ka kaluar si këshilltar në kabinetin e Shpend Ahmetit, prej nga e ka kontrolluar tërësisht këtë organizatë, duke e kthyer në ”fasaduese” të tij. Kontrollimi i kësaj organizate nga Komuna e Prishtinës është aq i madh, sa edhe raportet monitoruese të tyre i kontrollojnë para se t’i publikojnë”, ka shkruar Cakolli.

Dega e PDK-së në Prishtinë ka thënë se kontrolli i Komunës së Prishtinës mbi organizatën në fjalë, është shumë i madh.

“Kontrollimi i kësaj organizate nga Komuna e Prishtinës është aq i madh, sa edhe raportet monitoruese të tyre i kontrollojnë para se t’i publikojnë”, ka thënë Cakolli.

Në një raport të organizatës INPO, të publikuar sot, sipas anketës së zhvilluar me qytetarët e Prishtinës, ata kanë treguar mendimin e tyre për punën e komunës. 75 për qind të qytetarëve kanë thënë se janë të kënaqur me punën e kryetarit të Komunës së Prishtinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme