​VV: Kushtetuta e Kaçanikut, dokument model që na frymëzoi drejt çlirimit e pavarësisë

Prishtinë | 07 Sht 2020 | 21:25 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje ka kujtuar 7 Shtatorin, 30 vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut.

Në një postim në facebook thuhet se sot, u bënë 30 vjet qëkur delegatet e Kuvendit të Kosovës, në Kaçanik miratuan Kushtetutën e Kosovës dhe shpallën Republikën e Kosovës si shtet demokratik të kombit shqiptar dhe të pjesëtarëve të kombeve dhe pakicave kombëtare.

Ndryshe, në këtë datë të vitit 1990 delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, që kishin shpallur Deklaratën e Pavarësisë më 2 korrik të atij viti, e formalizuan këtë deklaratë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Nga protagonistët e miratimit të saj, 7 Shtatori është cilësuar si identitet i historisë së re të Kosovës.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës është shpallur në Kaçanik, pasi ishte qyteti më i afërt me kufirin me Maqedoninë, dhe mundësia e shpalljes së Kushtetutës ishte më e lehtë.

Në atë kohë, Kosova ishte e okupuar tërësisht nga forcat policore dhe ushtarake të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë, pasi nga 2 korriku, kur u lexua Deklarata e Pavarësisë, filloi një aparteid i regjimit të Millosheviqit ndaj Kosovës dhe qytetarëve shqiptarë.

https://www.facebook.com/watch/?v=851074725698729&t=0


Të ngjashme