1 vit nga tërheqja e demarkacionit prej Kuvendit

Prishtinë | 01 Sht 2017 | 13:17 | Nga

Më 1 shtator të vitit 2016 marrëveshja e demarkacionit ishte tërhequr nga Kuvendi pa dalë në votim.

Është bërë saktësisht një vit prejse marrëveshja për përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi e nënshkruar më 26 gusht 2015 në Vjenë u tërhoq nga Kuvendi.

Ditën e 1 shtatorit 2016 edhe pse votimi i marrëveshjes ishte paraparë si pikë e rendit të ditës, ajo u tërhoq nga qeveria pa u nxjerrë fare në votim.

Atë ditë Kryeministri Isa Mustafa tha se po e tërheq marrëveshjen nga Kuvendi, ngase deputetët ndodhen nën presion, ndërsa një grup parlamentar po kërkon koncesione për ta votuar atë.

Më pas marrëveshja nuk u rikthye më në Kuvend, deri në momentin kur Presidenti Thaçi e shpërndau legjislaturën e kaluar për t’u lënë vend zgjedhjeve të 11 qershorit 2017.

Kjo marrëveshje ishte paraparë t’i rikthehej Kuvendit ditën kur do të shqyrtohej mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Mustafa më 10 maj 2017, por atë ditë Kuvendi rrëzoi qeverinë dhe marrëveshja nuk kishte si të dilte përsëri në rend dite.

Marrëveshja e demarkacionit, por edhe ajo për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe i kanë bërë më shumë se dy vjet nga nënshkrimi,ndërsa ende nuk janë zbatuar.

Analistët politikë në dyvjetorin e marrëveshjeve thanë për Gazetën Jeta në Kosovë se ato duhet rishqyrtuar me kujdes dhe shkronjë pas shkronje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme