10 vjet pas pavarësisë sfidë mbetet njohja e shtetësisë, diplomacia të jetë më aktive

Prishtinë | 08 Shk 2018 | 09:57 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në prag të festimit të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme ka organizuar konferencën ndërkombëtare njëditore me temën “Festimi i dhjetëvjetorit të pavarësisë: Arritjet dhe aspiratat”, raporton Ekonomia Online.

Nabil Ayad, asistent i presidentit të Këshillit për Tolerancë dhe Paqe, tha se për Kosovën, 10 vjet pas pavarësisë sfidë mbetet ende njohja e shtetësisë.

Prandaj sipas tij, diplomacia kosovare duhet të jetë më aktive në mënyrë që Kosova të njihet edhe nga shtetet e tjera.

“Shteti në zhvillim është duke u përballur me shimë sfida në pranimin ndërkombëtarë. Qëndrueshmëria e njerëzve të Kosovës e bëjnë të qëndrueshme edhe pavarësinë e Kosovës. Qeveria po mundohet të arrije një numër sa më të lartë të njohjeve”, tha Ayad.

“Meqenëse kam qenë i përfshirë në trajnimin e diplomatëve mundohem që me ministrat të lehtësojmë njohjen e shtetit të Kosovës, kam punuar nga afër me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme për njohjen e Kosovës”.

Përfaqësuesi i Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ), Beqir Ismajli, tha se ky institucion po përgatit diplomatët e rinj të Kosovës, të cilët sipas tij, po i përfaqësojnë vlerat e vendit në botë.

“Akademia diplomatike mban njërën nga përgjegjësitë kryesore në këtë drejtim. Ndonëse, është themeluar rishtazi në vitin 2012, qëllimi kryesor i këtij institucione është përgatitja dhe trajnimi i stafit të ri diplomatik”.

Ai shtoi se akademia organizon forume, konferenca dhe trajnime me bazë mujore dhe vjetore.

“Akademia diplomatike mund ta ushtroj funksionin e saj përmes bashkëpunimit me institucionet si motra nëpër botë. Aktualisht kjo akademi ka bashkëpunim me memorandume me akademitë të ndryshme, derisa bën pjesë edhe në forumin e akademive diplomatike të botës”.

“Duke ndërtuar ura dialogu dhe bashkëpunimi në mes kulturave të ndryshme, sfida aktuale është krijimi i shkollës diplomatike në kuadër të akademisë diplomatike, ku përmes kësaj shkolle synohet formësimi dhe kualifikimi i diplomatëve të rinj”.

Rejhan Vuniqi, zëvendësministre e Punëve të Jashtme, tha se qëllimi i kësaj ministrie është të fuqizojmë bashkëpunimin si pjesë e planit për qeverisje të mirë.

“Ne synojmë të hapim ambasadat në vende të ndryshme të botës. Si pikë e interesit në Kosovë ka mundësi të shumta për zhvillimin e turizmit minierave përfshi edhe industritë e vogla. Kosova si një shteti i vogël nuk e ka pasur të lehtë rrugën drejt pavarësisë. Kosova ka zhvilluar struktura e një shteti të pavarur”.

“Kushtetuta e saj hyri në fuqi në qershor të 2008. 33 nga 38 nga shtetet e BE-së e kanë njohur Kosovën. Pavarësia e Kosovës ka ardhur vetëm pas shpërbërjes së Jogusllavisë. Vendi ynë i ri është ende duke u përballur me vështirësi. Jemi përballur edhe me barriera për njohje sidomos nga fuqitë e mëdha siç janë Kina dhe Rusia”.

Abduselami Shkodra, zëvendësministër, i Punëve të Brendshme, tha se Kosova ka shënuar hapa konkret drejt anëtarësimit në BE sidomos me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA).

“Për 10 vite pavarësi Kosova ka arritur të funksionalizoj strukturën e saj qeverisëse. Ndër sukseset më të mëdha mund të përmendet që Kosova është vend multi-etnik që i konsideron qytetarët e saj të barabartë. Kosova në muajt e fundit është sfiduar me ruajtjen e partneritetit me aleatet për shkak të shfuqizimit të gjykatës speciale”.

“Kosova duhet të ruaj partneritetin me aleatët e huaj. Sfidat për shtetin janë të zakonshme ashtu siç janë të zakonshme edhe punët për të tejkaluar këto sfida. Institucionet e vendit duhet të marrin edhe mesazhin e strategjisë që u publikua nga Bashkimi Evropian, për të tejkaluar sfidat dhe problemet me të cilat është karakterizuar në atë strategji Kosova”, tha ai.

Burim Ramadani, zëvendësministër i Forcave të Sigurisë së Kosovës, tha se qëllim kryesor i tyre është shndërrimi i FSK në forca të armatosura.

“Ne duam që të anëtarësohemi në NATO dhe që NATO të qëndroj në Kosovë. Ne jemi në proces intensiv për të transformuar FSK në forca të armatosura të Kosovës. Ne synojmë të arrijmë fazën e dialogut për anëtarësim në NATO dhe të përfshihemi në programin për paqe”.

“Në këtë proces në përgjithësi është e qartë qe transformimin e FSK-së në forca të armatosura duhet të shërbej si një hap me tutje për anëtarësim në NATO. Ministria e forcës së Kosovës ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi me 12 shtete”, tha ai.

Të ngjashme