11 deputetët që u bën ministra zëvendësohen nesër nga KQZ-ja

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që nesër të mbajë mbledhjen e parë në përbërjen e re, pasi 10 anëtarët e këtij insitucioni që shoqëroheshin nga kryetarja, Valdete Daka u betuan para Presidentit të Republikës.

Një nga vendimet e para të këtij institucioni pritet të jetë rekomandimi i kandidatëve të radhës për të zëvendësuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që u bën ministra.

Lajmi është konfirmuar për EkonomiaOnline nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili ka thënë se mediat do të njoftohen për kohën e saktë të mbajtjes së mbledhjes.

Ai gjithashtu ka konfirmuar se rekomandimi do të përmbajë emrat e 11 kandidatëve të radhës për të plotësuar ulëset e lira në Kuvendin e Kosovës.

“Pesë kandidatë janë nga radhët e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, po kaq nga radhët e subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës dhe një nga Nova Demokratska Stranka”, bëri të ditur Elezi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme