110 vota shpallen të pavlefshme në Dragash

Prishtinë | 22 Nën 2017 | 22:02 | Nga

Edhe pse procedura e votimit në raundin e dytë ishte shumë e thjeshtë dhe kishte vetëm dy alternative, kjo nuk ndikoi që votat e pavlefshme të eliminoheshin në tërsi.

Plotë 110 vota u shpallën të pavlefshme në qendrat e votimeve të komunës së Dragashit.

Më së shumti vota të pavlefshme u shpallën në qendrat e votimeve në Bresanë, Brezne e Blaç (nga 9 vota) ndërsa votuesit në fshatin Rrencë nuk kishin ndonjë arsye për ti prishur votat e tyre.

Në raundin e parë të zgjedhjeve për kryetar komunash, në Dragash ishin shpallur të pavlefshme 258 vota.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme