U mbajt debati me temën “Ballafaqimi me seksizmin dhe gjuhën denigruese në media”

Prishtinë | 05 Maj 2022 | 12:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata “Kosovo 2.0”, ka shënuar sot Ditën e Lirisë së Shtypit, me moton “Liri shtypit”.

Moderuar nga Aulona Kadriu, tema e diskutimit ishte “Ballafaqimi me seksizmin dhe gjuhën denigruese në media”, raporton “Ekonomia Online”.

Pyetja me të cilinë nisi diskutimi ishte se si është duke u trajtuar dhuna në bazë gjinore dhe cili është pozicioni i medias në këtë raportim.

Adelina Berisha, menaxhere e programit për adresim të dhunës në bazë gjinorë në Rrjetin e Grave të Kosovës, ka thënë se mediet jo vetëm që kanë raportuar lidhur më këtë, por shpesh kanë qenë edhe zë i viktimave.

“Shpesh mediat jo vetëm që kanë informuar, por kanë qenë edhe zëri i vetë viktimave, ndoshta jo të gjitha. Disa trajtimin e temës e kanë më shumë si temë interesante e trajtojnë si temë të shkurtë që ju sjell klikime e audiencë. Varësish prej politikave redakoriale dallon edhe trajtim i temës. Ka media që na dëgjojnë pyetje shumë sipërfaqësore, që shihet që nuk duan të bëjnë një hulumtim të thellë të dhunës në bazë gjinore. Po ka media që kemi bashkëpunim shumë të mirë ku përmes artikujve më të gjatë ku është trajtuar dhuna edhe efekti ka qenë shumë i madh në informim të qytetarëve për këtë fenomen”, ka thënë Berisha.

Tutje ajo ka shtuar se roli i medieve është tejet jetik lidhur me parandalimin e kësaj dukurie.

“Mos me qenë mediat që kanë raportuar për këto raste besoj që edhe vetëdija qytetarëve kishte me qenë edhe më e ultë. Ka ndërruar dukshëm trajtimi i dhunës në baza gjinore këto vitet e fundit prej 2015-ës e tutje”.

Ajo tha se është optimiste se ky trajtim do të përimtohet edhe më shumë.

“Këshilli i Evropës e ka krijuar një udhëzues se s’i t’i trajtojnë me ndjeshmëri tastet e dhunës në baza gjinore. Shpesh kemi pas raste ku viktima në media është paraqit në media si ushtruese e dhunës, kur kemi hulumtuar ma thellë e kemi parë që ushtruesi i dhunës ka pas lidhje. Është e rëndësishme me i pas dy anët e shtrojës, të viktimës edhe të dhunuesit, po edhe të gjitha institucioneve”, u shpreh ajo.

“Vetë politikanët tanë mendoj që edhe gjuha që e përdorin ndoshta e ka minimizuar vullnetin me organizata të grave. Edhe ndaj presidentes, që është institucioni ma i lartë e kemi parë duke përdor gjuhë seksiste dhe s’ka prej shoqërisë ndonjë ndëshkueshmëri”.

Leonida Molliqaj, drejtore dhe kryeredaktore e QIKA, tha se ndonëse është rrit raportimi për rastet e dhunës sot ka më shumë hapësire në media për dhunën ndaj grave e flitet shumë më shumë për pabarazitë gjinore e shtypje të tjera.

“Edhe atëherë kur flasim për dhunën në baza gjinore vërehet një mungesë e trajtimit, i shpjegimit të shkaqeve që ndodh dhuna që unë mendoj që janë tepër të rëndësishme nëse përnjëmend po dojm me bë luftën për dhunën në baza gjinore”.

“Është rasti i gjykatës së Pejës dhe Gjilanit dy raste skandaloze ku përmes aktgjykimeve kanë tregu që janë viktimizuar edhe prej institucioneve publik, nuk janë trajtuar si njerëz, janë trajtuar si fajtore më shumë sesa që ka qenë dhunuesi. Te dhuna në familje ne e vërejmë një rritje të shifrave të raportimit në polici”.

Molliqaj tha se janë të rëndësishme edhe fotografitë që përdoren në raportime.

 “S’më pëlqen ideja kur përdoren fotot e dhunës. Ka studime në botë se ekspozimi i imazheve të dhunës mundet me ndiku në rritjen e rasteve të dhunës. Mund të vërejmë te rastet kur burrat kanë qenë viktima të dhunës, ku paraqiten disa gra me shtiklla”.

Molliqaj theksoi se viteve të fundit përparësi është se gratë kanë qenë në qendër të lajmeve, kur kanë përplas tavolinën, kur kanë gjujt me ngjyrë. “Mendoj se kjo është e rëndësishme tha ajo.

Nuk është ideja veç me pas shumë ma shumë në media, sa është me rëndësi se qysh po bëhen dhe ka po vijnë. Është një trend pozitiv dhe kemi mburri me grith krejt këtë tavolinën e mbushur me burra”.

Molliqaj tha se shumë pak flitet për llojet e dhunës në bazë gjinore.

“Çka është me rëndësi është me u ndërru politikat redaktoriale, ka shumë gazetar që shkruajnë se që ka pasë, por për mendimin tim pa ndryshu mënyra se s’i i shohim mediat në përgjegjësi s’ka me pas media as emancipues”.

Molliqaj tha në krye të shumë mediave janë burra edhe pse të gjithë punën e bëjnë gratë.

Sipas saj, mënyra se si trajtohen gratë edhe brenda medieve është një alarm që duhet të merret seriozisht.

No description available.
Lexo më shumë:

Të ngjashme