13 mijë aplikacione nga diaspora janë aprovuar nga KQZ-ja, mbi 134 000 e-maila të pahapura

Prishtinë | 22 Jan 2021 | 14:33 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në qendrën e thirrjeve të KQZ-së nga 15 mijë aplikues që janë telefonuar vetëm 13 mijë prej tyre e kanë hapur telefonin dhe kanë marr aprovimin, raporton Ekonomia Online.

Këto janë bërë të ditur gjatë mbledhjes së KQZ-së, nga kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit Burim Ahmetaj.

“Sekretariati është në periudhën e shërbimit shqyrtues që është përgjithësimi i votuesve jashtë Kosovës. Nga aplikimet për regjistrim deri më tani janë proceduar 33 mijë e 500 aplikacione për plotësim, ku 17 mijë prej tyre kanë aprovimin ndërsa në refuzim janë 4 500 aplikacione”.

“Nga procesi i përmbylljes së votimit me postë apo jashtë vendit janë rreth 134 mijë e-mail të pa hapura që mendojmë t’i procedojmë gjatë ditëve në vazhdim. Qendra e thirrjeve është duke vazhduar dhe verifikimet”.

“Nga qendra mbi 15 mijë aplikues prej tyre 13 mijë kanë hapur telefonin dhe kemi marr aprovimin e tyre”.

Të ngjashme