14 vjet nga vdekja e ish-presidentit Ibrahim Rugova

Prishtinë | 21 Jan 2020 | 08:11 | Nga Ekonomia Online

Sot bëhen 14 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Me rastin e  përvjetorit të 14-të të vdekjes së tij do të bëhen homazhe te varri i tij në Velani si dhe do të vizitohet familja Rugova.

Derisa në orë 12:00 është paraparë që LDK të mbajë akademi përkujtimore.

Ndryshe, Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në Cerrcë të Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugovën, që kishte qenë luftëtar të njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Më 23 dhjetor 1989 Ibrahim Rugova u zgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në ish-Jugosllavi.

Ibrahim Rugova nga 2 dhjetori i vitit 1944  e deri më 21 janar 2006 ishte Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, duke shërbyer në vitet 1992–2000 dhe përsëri në vitet 2002–2006, poashtu ishte Intelektual, politikan, akademik dhe shkrimtar shqiptar. Rugova mbante titullin Doktor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme