156 biznese përfitojnë 2 milionë euro nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike

Prishtinë | 30 Nën 2020 | 10:35 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti, ka marrë pjesë në nënshkrimin e kontratës për financim të projekteve nga Masa e 8 e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike, në vlerë prej 2 milionë euro, me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Enis Kërvan, raporton Ekonomia Online.

Hoti, me këtë rast tha se është inkurajues fakti që rreth 500 punëtorë do të përfitojnë nga kjo masë.

“Bëhet fjalë për rreth 500 punëtorë që do të përfitojnë nga bizneset tuaja. Shpresoj që kjo masë është një lehtësim për bizneset e vogla dhe të mesme. Kemi marrë edhe masa tjera përfshirë atë për 60 milionëshit dhe atë për bujqësi. Kurse një masë ka qenë për bizneset jo shumicë”.

“Jemi të detyruar që edhe vitin e ardhëm të parashohim masa të tjera dhe besoj që ndihmesat do të rriten. Ne po bisedojmë edhe me donatorë të jashtëm. Ne gjatë kësaj periudhe jemi munduar që t’i qëndrojmë afër familjeve e bizneseve”.

“Do ta keni mbështetjen e plotë të Qeverisë deri sa ta kalojmë këtë periudhë të vështirë. Komplet Fondin për Ekonomi deri në fund të vitit do ta fusim në ekonomi”.

Të ngjashme