Më 18 dhjetor mbahet balotazhi në Drenas

Prishtinë | 05 Dhj 2016 | 16:02 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Balotazhi i zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Drenasit mbahet më 18 dhjetor të këtij viti, ka bërë të ditur kryetarja e Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Ajo ka thënë se ky vendim është marrë pasi që Zyra e Sekretariatit të KQZ-së janë shprehur të gatshëm teknikisht për përgatitjen e balotazhit në mes kandidatit të PDK-së Ramiz Lladrovci dhe atij të Nismas, Isa Xhemajlaj.

Enis Halimi, kryesues i sekretariatit të KQZ tha që cilado datë që të përcaktohet nuk ka problem, pasi sipas tij sekretariati qëndron i gatshëm.

“Për SKQZ-në nuk paraqet problem. Gjithçka që varet prej sekretariatit është në rregull. Më datën 18 dhjetor është në rregull deri në këtë datë mund të bëjmë edhe trajnimin e vëzhguesve të KQZ-së”, tha Halimi.

Daka zgjodhi këtë datë për arsye që data 25 dhjetor dhe 1 janar është festë për vëzhguesit ndërkombëtarë.

“Data 25 dhjetor dhe 1 janar për vëzhguesit ndërkombëtar është festë, dhe ne jemi të interesuar që të kemi sa më shumë vëzhgues ndërkombëtar”, ka thënë Daka.

Pas votimit pa asnjë votë kundër u miratua vendimi i balotazhit në Drenas, i cili do të zhvillohet në mes kandidatit të PDK-së, Ramiz Lladrovci, dhe atij të Nismas, Isa Xhemajlaj.

Të ngjashme