Haradinaj nuk sqaron si do të shpenzohen 1.2 milion eurot e lobimit për Interpol

Prishtinë | 19 Tet 2018 | 14:16 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, nuk ka treguar detaje për mënyrën e shpenzimit të 1.2 milion eurove që Qeveria ndau sot për çështjen e lobimit për anëtarësim në Interpol, duke thënë se u lejohet që në këtë fazë të mos japin më shumë informacione, raporton Ekonomia Online.

“Ju raportojnë se për çka do t’i përdorim, tani s’kemi informatë. Vjen dita raportojmë. Kemi drejtë për një konfidicienalitet, raportimi do të bëhet pas destinimit”.

Këto komente ai i bëri gjatë vizitës që bëri në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), ku është pritur nga ministri i ri, Ekrem Mustafa.

Haradinaj tha se kanë diskutuar për luftimin e krimit dhe ruajtjen e rendit publik, si dhe për anëtarësimin në Interpol dhe çështjen e liberalizimit të vizave.

“Për shkak se kanë ndodhur ndryshimeve politike. Kam ardhur te diskutojmë se a ka ndonjë vakum. Përshtypja sot është se është në nivel pune ministri dhe të tjerët”.

Haradinaj ka mohuar se themelimi i komisionit për luftimin e ekstremizmit para pak ditësh nga ekzekutivi lidhet me vizitën në Kosovë të ministrit te jashtëm turk apo koordinatorit anti-terrorizëm të ShBA-së.

“Për mos me ndodh kurrfarë lëshimi ne vendin tonë kemi filluar praktikë të gjithë, për të thënë po ose jo. Sot në Kosovë qëndron koordinatori kundër terrorizimit në amerikane, i them se Kosova është liderë globale në këtë luftë. Punët tona nuk lidhen me vizitë e sotme apo të nesërme. Jemi te interesuar të bashkëpunimin me Turqinë”.

Ministri Mustafa ka thënë se përgjegjësinë që ka marrë për ta udhëhequr këtë ministri do ta shndërrojë në punë, siç tha, për të dalë ballëhapur para qytetarëve.

“Ishte takim pune dhe me duar të lira për nevojat dhe detyrat që i ka ministria. Përgjegjësia jonë ndikon shumë në jetën e qytetarëve, duhet me qenë vigjilent që ato përgjegjësi t’i shndërrojmë në punë. Kam marrë këto përgjegjësi që të kem performancë të mire dhe të dal ballëhapët para qytetarëve”.

Mustafa është emëruar në këtë pozitë pas lirimit nga pozita të Bejtush Gashit, i cili mori drejtimin e Ministrisë, pas largimit të Flamur Sefajt, muaj më parë.

EkonomiaOnline

DREJTPËRDREJT – Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Posted by EkonomiaOnline on Friday, October 19, 2018

Të ngjashme