Kuvendi vendos për reformimin e Inspektoratit të Punës

Prishtinë | 19 Tet 2018 | 11:28 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Social, Skender Reçica, ka arsyetuar para deputetëve të Kuvendit Projektligjin për Inspektoratin e punës.

Reçica ka bërë të ditur se përmes këtij projektligji do të reformohet dhe të fuqizohet Inspektorati i punës, raporton EkonomiaOnline.

Ai ka bërë të ditur se ky projektligj për herë të parë parasheh që inspektorët të iu nënshtrohen provimit të aftësimit profesional.

“Ka për qëllim reformimin e inspektoratit të punës. Përmes këtij projektligji synohet fuqizimi dhe reformimi mbikëqyrja më e mirë e tyre dhe rritja e llogaridhënies. Ky organi do të ketë si prioritet luftimin e punësimit joformal. Projektligji përmend rregullimi i statusit mandatit si dhe detyrat.  Parandalimin e konfliktit të interesit. Do t’i nënshtrohen provimit  të aftësimit profesional për herë të parë”.

Të ngjashme