2.5 milionë € për digjitalizimin e legjislacionit, Veseli thotë se u ofrohet qasje të gjithë qytetarëve

Prishtinë | 09 Kor 2019 | 11:02 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Strand Sjaastad, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për implementimin e projektit për digjitalizimin e legjislacionit dhe harmonizimin gjuhësor të tij.

Projekti do të financohet nga Norvegjia dhe do të kushtojë mbi 2.5 milionë euro, raporton Ekonomia Online.

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, tha se me anë të këtij digjitalizimi të gjithë qytetarët mund të kenë qasje në ligjet e Kosovës.

“Nga sot ne fillojmë një projekt të rëndësishëm në Kuvend për digjitalizimim e legjislacionit dhe harmonizimin gjuhësor të tij, me anë të digjitalizimin gjithë qytetarët e vendit tonë do kenë qasje më të lehtë dhe të menjëhershme të ligjeve në Kosovë. Ky projekt shënon hapin e parë të qeverisjes në Kosovë”.

Veseli tha se shuma më e madhe për financimin e projektit është donacion nga Norvegjia, ndërsa pjesën e mbetur e mbulon buxheti i Kosovës.

“Falënderoj shtetin Norvegjez se shumicën e buxhetit për implementim do jetë donacion nga Norvegjia, pjesërisht projekti do financohet nga buxheti ynë. Nga sot demokracia parlamentare është më e avancuar dhe më afër qytetarëve tanë”.

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Strand Sjaastad, tha se vetë shteti Norvegjez e ka përdorur këtë platformë dhe është shumë e lehtë përdorimi i tij.

“Një projekt për futjen e të dhënave ligjore, sundimi i ligjit dhe zhvillimi i tij në Kosovë dhe e shohim si projekt për futjen e të dhënave ligjore dhe ka mbështetjen e Norvegjisë për reformat e reja në Kosovë”.

“Qëllimi është së pari për të ofruar një informatë dhe të saktë për gjitha ligjet dhe rregulloret në Kosovë dhe të formojmë platformë online, është po ashtu të sigurohet përkthimet në gjuhën shqipe dhe serbe dhe gjitha këto pas pavarësisë në 2008 besoj se projekti do jetë mekanizëm i rëndësishme dhe i përdorshëm për gjithë ligjvënësit”.

“Ju siguroj se kjo platformë online ta përdorni në mënyrë miqësore është sikur të hulumtohet në Google dhe unë e kam përdorur vetë dhe është e lehtë për të operuar me të”.

Ai tha se Kosovës do i jepet ndihma për të punuar me këtë platformë, projekti i cili zgjatë 3 vitet e ardhshme, raporton EO.

“Për këtë projekt janë 2.3 milionë për 3 vitet e ardhshme dhe institucioni që ka menaxhuar këtë platformë në Norvegji ata do na ofrojnë këshilla profesionale për implementimin e projektit”, tha ai.

Të ngjashme