20 deputetët e komuniteteve joshumicë

Prishtinë | 04 Mar 2021 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 14 shkurt.

Nga Lista Serbe janë dhjetë deputetë, Slavko Simiq, Igor Simiq, Miljana Nikoliq, Zoran Mojsiloviq, Ivan Todosijeviq, Verica Qeraniq, Branislav Nikoliq, Millosh Peroviq, Ljubinko Karaxhiq, Jasmina Dedik.

Dy deputetë i takojnë Kosova Demokratik Turk Partisi, konkretisht Fikrim Damkës me 3.783 vota dhe Fidan Jiltas me 2.515 vota.

Pastaj nga Romani Inciyativa, Fadil Gashi ka marrë 1.928 vota dhe Hatixhe Gjogjeviq ka marrë 713 vota.

Nga Inciativa e Re Demokratike e Kosovës, Elbert Krasniqi ka marrë 2.310 vota.

Deputet nga Koaliciija Vakat është Brahim Shabani, i cili ka marrë 2.763 vota.

Ardijana Hodziq nga UZ-AH ka marrë 5.183 vota dhe Bekim Arifi nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim ka marrë 973 vota. Kurse, Emilija Rexhepi nga Nova Demokratska Stranka ka marrë 2097 vota.

Adem Hoxha nga Jedinstvena Goranska Partija ka marrë 1.375 vota.

Të ngjashme