20 vjet nga intervenimi i NATO-s, Kosova e shënon me një ngjarje madhështore në qershor

Prishtinë | 23 Maj 2019 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se Kosova do të shënojë intervenimin e NATO-s me një ngjarje të madhe në qershor.

“Me ish-presidenten Jahjaga, pata kënaqësinë që t’i bashkërendojmë veprimet për Shënimin e 20-vjetorit të Intervenimit të NATO-s në Kosovë, në muajin qershor, një ngjarje madhështore në shenjë mirënjohje për rolin vendimtar të Paktit Veri-Atlantik në çlirimin e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj pas takimi që ka pasur me ish-Presidenten Jahjaga, njofton Klan Kosova.

“Presidenten Jahjaga e falënderova për përkushtimin e saj në përfaqësimin e grupeve të margjinalizuara, veçanërisht mbështetjes së merituar për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, duke u bërë zëri i tyre”!

Të ngjashme