2016-ta e Kosovës

Prishtinë | 01 Jan 2017 | 11:54 | Nga

Demarkacioni me Malin e Zi ka qenë tema për të cilën është folur gjatë tërë vitit 2016.

Për të është diskutuar nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës, deri në çdo skutë.

Pas saj ka qenë Asociacioni i Komunave Serbe, që po ashtu as këtë vit nuk u realizua.

Pak ditë pas përfundimit të urimeve për vitin që veç nisi dhe ende pa përfunduar dollitë, opozita e bashkuar prirë nga Vetëvendosje AAK dhe Nisma kishte paralajmëruar se 2016-ta do të ishte vit i zhvillimeve të mëdha.

Në ditën e katërt të vitit të ri, opozita po thërriste protestë që me 9 janar, të gjithë të bashkoheshin që t’i kundërshtonin, Demarkacionin dhe Asociacionin.

Image result for protesta e opozites

Numri i atyre që u bashkuan në protestë ishte i madh, e kundërshtimi i tyre ishte edhe lajmi nga BE se nuk do të ketë heqje të vizave për kosovarët.

Kundërshtimi i tyre, më pas eskaloi në dhunë, ku pati të lënduar si nga protestuesit ashtu edhe nga ana e policisë.

E për herë të parë, pas tetë vjet të shtetësisë, në ditën e Pavarësisë ishte thirrur protestë, ku kërkohej rrëzimi i Qeverisë, pasi marrëveshjet e bëra, s’po tërhiqeshin.

Pastaj, më 26 shkurt u thirr seancë e jashtëzakonshme, në të cilën do të zgjedhej presidenti i ri i vendit.

Të nominuar ishin dy kandidatë, Hashim Thaçi dhe Rafet Rama. Pas raundit të tretë besimin e deputetëve e morri, Hashim Thaçi, me 71 vota, për të drejtuar presidencën në pesë vite. Opozita e kundërshtoi zgjedhjet e tij dhe paraprakisht kishte hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit. Po ashtu zgjedhja e Thaçit president u kundërshtua edhe në sheshet e Prishtinës.

Më 7 prill, presidentja Atifete Jahjaga po e dorëzonte zyrtarisht postin që mbajti për pesë vjet.

Hashim Thaçi u betua si president i ri. Ai tha se do të punonte për ruajtjen e integritetit territorial të vendit.

Image result for hashim thaci president

Një javë më parë, kishte hyrë në fuqi zbatimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asocim mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Kjo u konsiderua si kryefjala e vitit 2016 nga ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku.

Kosovarët s’po mund të realizonin ëndrrën që në Evropë të lëviznin pa viza, por me vendet e rajonit po lehtësoheshin procedurat.

Kalimi i kufirit Kosovë – Maqedoni nga 17 prilli do të bëhej i mundur vetëm me letërnjoftim.

Një ditë pasi Thaçi nisi punën  në Presidencë, duket se raportet mes bllokut opozitar ishin ftohur, pas dështimit që një protestë të mbahej më 26 mars. AAK vendosi që për 14 maj të thërras e vetme një protestë, të cilës iu përgjigje vetëm NISMA me të cilën më pas do të nënshkruhej edhe një koalicion. Por aty mungoi Vetëvendosje, veprim që tregoi se ky bllok opozitar u thye, ashtu si dikur VLANI-i.

Me që Thaçi tashmë ishte president, ai kishte dhënë dorëheqje paraprakisht nga detyra e kryetarit të PDK-së – parti që vet e kishte themeluar dhe drejtuar deri në këtë moment.

Me 7 maj, delegatët e kuvendit të PDK-së, zgjodhën për pasues të Thaçit, një figurë të njohur të partisë, Kadri Veselin.

Kurse në fillim të muajit qershor, ligjvënësit kosovarë ia vazhduan mandatin Misionit Ndërkombëtar të EULEX.

Më këtë ky mision do të qëndrojë në Kosovë deri më 14 maj të vitit 2018.

Vera e vitit 2016 ishte më e nxehta, pasi nuk pati pushim për ligjvënësit, shkak demarkacioni, që ishte sjell në Kuvend për t’u votuar por që u tërhoq më pas. Arsye mund të ketë qenë mungesa e numrave, që do të duhej ta votonin.

Kriza politike në vend po vazhdonte, por kjo nuk ndikoi që shteti i Surinamit ta njoh Pavarësinë e Kosovës. Kjo ishte njohja e parë në vitin 2016, saktësisht kjo ndodhi më 22 korrik.

Në vjeshtë Kuvendi i Kosovës, miratoi Ligjin për Trepçën, ku u tha se më këtë gjiganti ekonomik do të rimëkëmbej.

Image result for miratohet ligji per trepcen

Më 5 nëntor, në qendrën e Paraburgimit në Prizren, vdiq aktivisti i Vetëvendosje, Astrit Dehari, i cili po mbahej në paraburgim nën akuzën se ka kryer sulmin në Kuvendin e Kosovës bashkë me pesë aktivistë të tjerë.

Kjo vdekje, sipas organeve të hetuesisë ishte vetëvrasje, por që të njëjtën nuk e thonë edhe ekspertët e angazhuar nga familja Dehari, që thonë se Astritin e vrau dikush.

astrit dehari

Në dhjetor, Kosovës i erdhi edhe një njohje ndërkombëtare. Ishte Singapori që u bë shteti i 113 që njeh mëvetësinë e Republikës së Kosovës së shtet.

Kosova si shtet, në vitin 2016 u bë edhe më kod telefonik që është +383.

E gjatë këtij viti, jashtë ngjarjeve politike Kosova korri sukses në Lojërat Olimpike, Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë, që është e para për vendin. Ajo triumfoi në pjesëmarrjen e parë të Kosovës në këtë ngjarje.

2016 Rio Olympics - Judo - Victory Ceremony - Women -52 kg Victory Ceremony - Carioca Arena 2 - Rio de Janeiro, Brazil - 07/08/2016. Majlinda Kelmendi (KOS) of Kosovo reacts. REUTERS/Toru Hanai

Filmi “Shok” u nominua për Oscar, si i pari nominim në historinë e shtetit.

Po ashtu Kosova në këtë vit u pranua edhe në FIFA dhe UEFA.

Këto ishin disa nga ngjarjet që e karakterizuan vitin që po mbetet pas.

Demarkacioni dhe Asociacioni do të jenë tema që do të flitet për to edhe në vitin 2017. (KlanKosova)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme