21 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit, motra e tij Myrvetja thotë që ai është ende i gjallë

Prishtinë | 16 Maj 2020 | 20:51 | Nga Ekonomia Online

E ruan me xhelozi këtë fotografi. Me Ukshin Hotin motra e tij Myrvetja flet përmes kësaj fotoje tash e njëzet e një vite.

Fjalët e tij i ka në vesh pothuajse për çdo ditë.

E takimin e fundit me profesorin, veprimtarin, filozofin, aktivistin e shkencëtarin e shquar e mban në mend sikur të ishte dje.

Ajo në mes emocionesh tregon arsyen se pse profesor Hoti i kishte thënë të mos e vizitonte më.

Por nuk harron të thotë që në mendjen e saj ishte i pranishëm çdo ditë.

Për shkak të këtij refuzimi të flet gjuhën serbe ai ishte maltretuar e rrahur fort nga policët që e mbanin rob.

Në kujtesë të freskët e ka edhe momentin kur u zhduk veprimtari i çështjes kombëtare, Ukshin Hoti në datën e 16 majit ditën kur u lirua nga burgu i Dubravës.

Megjithatë edhe njëzet e një vite pas Myrvetja beson që aktivisti i pashoq shqiptar është i gjallë.

Kur flet për të vëllanë Myrvetja thotë që është e zhgënjyer nga institucionet me trajtimin që i është bërë çështjes së Hotit.

E, Në këtë burg gjendej edhe Ukshin Hoti, ku më 17 të muajit maj do t’i bushte 5 vite të vuajtjes së dënimit në burg.

Kështu kishte qenë i dënuar e tani duhej të lirohej me 17 maj 1999.

Por me mbylljen e derës së burgut u mbyll edhe fati i Ukshin Hotit.

Nga ajo ditë, nuk dihet asgjë për Hotin.

Teksa në letër tutje shkruan që në shtëpinë e një politikai ishte gjetur një document ku shkruante gjoja se për shkak të sjelljeve të mira gjatë 5 viteve të vuajtjes së dënimit Ukshin Hotit i ishte falur një ditë.

Kohën kur Hoti ishte në burg Aleksandar Rakoçeviç nga Peja ishte drejtori i burgut në Dubravë ndersa Branko Komatina nga Dobrusha në Pejë, ishte shef i rojeve në Dubravë atë kohë. Vendimi për lirimin e Ukshin Hotit u nënshkrua nga Aleksandar Rakoçeviç

Të ngjashme