22.7 milionë euro iu ndanë organizatave joqeveritare në vitin 2018

Prishtinë | 21 Qer 2019 | 10:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në vitin e kaluar institucionet kanë ndarë 22.7 milionë euro për Organizatat Joqeveritare (OJQ), raporton Ekonomia Online. Nga ministritë në vitin 2018 janë përkrahur 793 OJQ; nga komuna 123 kurse nga agjencitë e tjera 46.

Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë i Zyrës së kryeministrit, Habit Hajredini, tha se në konferencën “Transparenca dhe Llogaridhënia për Fondet Publike”, ku është bërë publik raporti për mbështetjen financiare publike për organizatat joqeveritare për vitin 2018, tha se Qeveria ka vendosur rregulla dhe standarde sa i përket financimit të OJQ-ve.

“Qeveria nëpërmjet rregullores së OJQ-ve ka vendosur rregulla procedura dhe standardet për financim për një proces sa më transparent”.

“Raporti jep të dhëna të qarta për vitin 2018, Në vitin e kaluar janë përkrahur793 OJQ nga ministritë; 123 nga komunat 46 nga agjencitë e tjera, pra janë dhënë 22.7 milionë euro në vitin 2018”.

“Online do të publikohen të gjitha të dhënat që qytetarët të jenë më të informuar në lidhje me këto donacione”.

Ministri i Financave (MF) Bedri Hamza, tha se ministria që drejton duke ofruar të dhënat e kërkuara ka mbështetur punë e të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e këtij raporti.

“Ky raport është i rëndësishëm që të siguroj efektivitet te ato OJQ që shërbejnë për shoqërinë. Në portal i gjeni të gjitha të dhënat për të gjitha organizatat buxhetore për çdo shpenzim. Këtë portal nuk e ka asnjë vend i regjionit. Ju lus që ta përdorin që ta na mbanin përgjegjës për secilin cent të shpenzuar”.

Ai tha se me raportin e Auditimit do të bëhet e qartë se si janë shpenzuar këto mjete të ndara nga buxheti i shtetit.

“Raporti tregon kujt i janë dhënë paret, por raporti i Auditimit do të na tregojë se qysh janë shpenzuar këto para. Për me qenë ky raport i plotë, sigurisht se kompletohet me raportin e auditimit”.

Luisi Brsua, nga Zyra e BE-së, tha se shoqëria civile luan një rol të rëndësishëm në shoqëritë demokratike me qëllim për t’i mbajtur politikanët përgjegjës, raporton EO.

“Shoqëria civile ka një rol të rëndësishëm në shoqëritë demokratike. Ky rol është i rëndësim për rrugën drejt BE-së edhe në zbatimin e MSA-së”.

EkonomiaOnline

🔴DREJTPËRDREJT – Mbahet konferenca “Transparenca dhe Llogaridhënia për Fondet Publike”, ku do të publikohet raporti për mbështetjen financiare publike për organizatat joqeveritare për vitin 2018.

Gepostet von EkonomiaOnline am Freitag, 21. Juni 2019

Të ngjashme