224 vota nga Kazakistani, shpresë për koalicionin Nisma-AKR

Prishtinë | 16 Tet 2019 | 20:14 | Nga Ekonomia Online

Është thuajse në përfundim numërimi i votave të ardhura nga Diaspora për zgjedhjet e gjashtë tetorit të mbajtura në Kosovë.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke u zhvilluar puna për numërimin e këtyre votave, sigurisht mjaftë të vlefshme për secilën parti.

Ajo çfarë bie në sy nga votat e deritanishme del se nga Kazakistani pati 224 vota, transmeton Indeksonline.

Tashmë thuajse të gjithë e dinë se këto vota i takojnë koalicionit NISMA-AKR, pasi shumë prej punëtorëve të liderit të AKR-së, Behgjet Pacolli gjenden pikërisht në këtë shtet.

Këto vota kanë rëndësi të madhe për këtë koalicion pasi arritën të kalojnë pragun zgjedhur, e që sigurisht mund t’u ndihmojë për të vazhduar punën e tyre si parti politike. Siç duket edhe pse i pari I AKR-së,Behgjet Pacolli nuk ishte shpesh herë i pranishëm në zhvillimin e fushatës në Kosovë, ai ishte siguruar mirë për votat nga Diaspora, që për këtë koalicion kanë rëndësi mjaftë të madhe.

Të ngjashme