25 vjet nga protestat studentore – Kurti e nderon Statovcin, e quan figurë te jashtëzakonshme në kohën e duhur

Prishtinë | 01 Tet 2022 | 09:13 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri i profesorit Ejup Statovci në 25-vjetorin e protestave studentore, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se ish-rektori i Universitetit të Prishtinës që u priu studentëve në këto protesta ishte gjithmonë me ta dhe në ballë të ndryshimeve.

Sipas tij, Statovci ishte edhe trim edhe i urtë, edhe akademik edhe intelektual, figurë e jashtëzakonshme në kohën e duhur.

Kryeministri më tej shtoi se Statovcin e kujtojnë me mall duke shtuar se Kosova është  me fat që pati  një njeri të tillë.

“Profesori në këtë tetor do të bëhej 82 vjeç, dekadat e jetës së tij ja kanë vlejtur për të gjithë. Ai ishte edhe trim edhe i urtë, edhe akademik edhe intelektual, figurë e jashtëzakonshme në kohën e duhur”.

“Ishte gjithmonë me studentët dhe në ballë të ndryshimeve. E kujtojmë me shumë mall dhe i përkulemi me shumë krenari se ishim me shumë fat që e patëm”.

Bashkëshortja e ish-rektorit, Drita Halimi-Statovci, edhe pse tha që e ka të vështirë të flas, para të pranishmëve tregoi për momente kur bashkëshorti i saj i fliste për protestat e studentët.

Ajo më tej ka shtuar se profesori i kishte thënë se do t’i mbrojë studentët.

“Në këto raste e kam të vështirë të flas, faleminderit veç mundem me thënë për respektin që i bëni”.

“Pa të protesta do të ishin ndryshe, ai ditë që ka dalë në demonstrata më tha jam aty e di ku jam do t’i mbrojë studentët”.

Bujar Dugolli, që në atë kohë iu printe protestave bashkë me Statovcin e quajti atë sinonim të lirisë e pavarësisë, raporton EO.

“Njeriu që ushte pranë studentëve, njeriun që ishte rektor. Dhimbja është e madhe për të gjithë ne që punuam me të. Ai ishte sinonim i lirisë dhe pavarësisë”.

Lëvizja Studentore e atëhershme organizoi protestat që qëllim kishin kundërshtimin e pushtimit të Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare.

Të ngjashme