26 zyrtarë konsullorë iu nënshtruan provimit profesional

Prishtinë | 21 Tet 2016 | 11:46 | Nga

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agjencia e Regjistrimit Civil, bazuar në Ligjin për Gjendjen Civile dhe Udhëzimin Administrativ (MPB) Nr. 02/2015, për kushtet dhe procedurat e dhënies së provimit profesional, u mbajt provimi profesional për zyrtarët konsullorë të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Paraprakisht Agjencia e Regjistrimit Civil dhe Instituti i Kosovës për Administratë Publike, kanë organizuar trajnimin në fushën e Gjendjes Civile, Regjistrimit Civil dhe përdorimit të sistemit të Gjendjes Civile, për zyrtarët konsullorë të Ministrisë se Punëve të Jashtme.

Agjencia e Regjistrimit Civil, ka përmbushur obligimin ligjor rreth organizimit të trajnimit në fushën e Gjendjes Civile, për zyrtaret Konsullor të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Qëllimi i këtij trajnimi është përgatitja në fushën e Gjendjes Civile e stafit diplomatik të MPJ-së, të ngarkuar me çështje konsullore, nëpër misione në botë, si dhe për stafin e çështjeve konsullore në MPJ, si kusht për paraqitjen e provimit profesional.

Pjesëmarrës në trajnim ishin 26 zyrtarë të MPJ-së të ngarkuar me çështje konsullore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme