30 autobusë me votues kanë hyrë nga Serbia në Kosovë

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 13:49 | Nga

30 autobusë kanë hyrë në Jarinje me serbë të zhvendosur nga Kosova në Serbi. Ky numër sipas medieve serbe, pritet të rritet gjatë ditës.

Në faqen zyrtare të KQZ-së nga numri i votuesve në kohë reale vërehet se në komunat serbë ka numër më të madh të qytetarëve që kanë votuar ku prin Zubin Potoku me 21 për qind, transmeton TV Arta.

Ranilugu me mbi 15 për qind, ndërsa Shtërpca me 19,32 për qind.

Në Prishtinë kanë dalë në votime mbi 9 për qind, kurse Skenderaj është me 6,47 për qind.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme