31.5 për qind e të anketuarve nga PIPOS kanë deklaruar se kanë pritur më shumë nga Vetëvendosje

Prishtinë | 07 Kor 2022 | 23:35 | Nga Ekonomia Online

16.609 për qind nga 1 mijë e 50 respodentë kanë deklaruar se janë të dëshpëruar nga qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kështu ka dalë në matjet e fundit të opinionit publik, të realizuara nga PIPOS të prezantuar ekskluzivisht në Rubikon të Kosovës.

31.50 për qind e anketuesve kanë deklaruar se pritshmëritë e tyre ndaj Lëvizjes Vetëvendosje kanë qenë më të mëdha.

Ndërkaq 41.40 për qind e respodentëve në pyetjen “Ju lutem na thoni, cila është arsyeja kryesore që nuk e përkrahni tash Lëvizjen Vetëvendosje?”, janë përgjigjur se kanë vendosur ta votojnë partinë të cilën e kishin votuar në të kaluarën.

E 10.50 për qind nuk e dinë ose refuzojnë të japin përgjigje.

PIPOS: 38.19% e qytetarëve do të votonin sot për VV-në, 25.12% për LDK-në, 21.35% për PDK-në

38.19% e qytetarëve do të votonin për Vetëvendosjen nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot.

Kështu ka dalë në matjet e fundit të opinionit publik të realizuara nga PIPOS të cilat janë prezantuar ekskluzivisht në “Rubikon” të Klan Kosovës.

Partia e dytë, që ka 13.07% diferencë nga e para, është radhitur LDK-ja me 25.12% e cila me diferencë shumë më të vogël pasohet nga PDK-ja me 21.35%.

AAK-ja është e katërta me 11.97% dhe pas saj vijnë Nisma (2.13%) dhe “Lista Guxo” (1.24%) që mbesin nën prag zgjedhor.

Në këtë rezultat final nuk përfshihen kategoritë e papërcaktuara, pra anketuesit që nuk e kanë përmendur një emër të partisë ose listës zgjedhore.

Në rezultatin fillestar, pra ku nuk përjashtohen kategoritë e papërcaktuara, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 33.2%.

LDK-ja është opsioni i dytë i 21.6% të të anketuarve që pasohet nga PDK-ja me 18.3% dhe AAK-ja me 10.1%.

Nisma Socialdemokrate mbetet nën prag zgjedhor me 1.5%, ashtu sikur edhe “Lista Guxo” me 0.9% dhe AKR-ja me 0.2%.

7.4% e të anketuarve kanë thënë se nuk do të kishin votuar fare, 6.1% kanë thënë se nuk e dinë se kë do ta kishin votuar ose kanë refuzuar të përgjigjen dhe 0.7% kanë zgjedhur një parti tjetër (asnjërën nga partitë e përmendura në anketë).

Të ngjashme