35% e qytetarëve s’besojnë që delegacioni do të mbrojë interesat, 32% presin marrëveshje këtë vit

Prishtinë | 12 Pri 2019 | 10:20 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar rezultatet e opinionit të tetë publik lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, raporton Ekonomia Online.

Anketa është zhvilluar pas krijimit të delegacionit shtetëror pas formimit të delegacionit për bisedime me Serinë.

Qytetarëve u janë adresuar katër pyetje: besueshmërinë e qytetarëve për delegacionin; vlerësimi i tyre rreth dy partive opozitare LDK dhe VV se a duhet të jenë pjesë e delegacionit; mbajtjen e zgjedhjeve para fazës përfundimtare të dialogut dhe nëse duhet të ketë afate të caktuar kohore për arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

35% e qytetarëve s’besojnë që delegacioni do të mbrojë interesat e vendit, ndërsa 34.3% e tyre i besojnë delegacionit.

Violeta Haxholli, nga KDI-ja, ka prezantuar të dhënat e raportit për dy pyetjet e para që kanë të bëjnë me besueshmërinë në delegacionin shtetëror dhe se a duhet LDK dhe VV të jenë pjesë e dialogut.

“Besueshmëri të mbrojë interesin e Kosovës 34.8% nuk besojnë që delegacioni do arrijë të mbrojë interesin e Kosovës në dialog, 34.3% i besojnë delegacionit. 28.2% nuk e din a i besojnë delegacionit”.

Duke folur lidhur me përfshirjen eventuale të dy partive opozitare përkatësisht LDK-së dhe LVV-së në Delegacionin Shtetëror, Haxholli shtoi që sipas rezultateve të hulumtimit, gati gjysma e qytetarëve, përkatësisht 46% e tyre, janë shprehur që të dy këto parti duhet të përfshihen në Delegacion.

Në bazë të preferencave partiake, nga 55% e votuesve të dy partive respektive përkatësisht LDK-së dhe LVV-së, mendojnë se të dy këto parti duhet të përfshihen në Delegacionin Shtetëror.  

Ajo potencoi se 22% e qytetarëve kanë deklaruar se asnjëra nga këto parti nuk duhet të përfshihet në Delegacionin Shtetëror, ndërsa 21% e qytetarëve janë shprehur se nuk e dinë.

Janë rreth 10% e qytetarëve që vlerësojnë se vetëm njëra apo tjetra parti duhet të përfshihen në Delegacion Shtetëror.

“Sipas përkatësisë etnike, 1.3% serbëve besojnë se delegacioni do të arrijë të mbrojë interesin e Kosovës në dialog”.  

“Këto dy parti e kanë kundërshtuar ekipin dhe nuk kanë pranuar të jenë pjesë e delegacionit. 46% thonë se këto dy parti duhet të përfshihen në delegacionin shtetërorë, kurse 22.1% e tyre thonë që të mos përfshihen, kurse vetëm LDK 7.1% dhe vetëm VV 3.9%”.

“16.7% e votuesve të LDK mendojë kjo parti duhet të përfshihet, 19.6% e votuesve të VV-së thonë se kjo parti të përfshihen në delegacionit shtetëror”.

Kurse Jeta Krasniqi, nga KDI, ka prezantuar dy pyetjet e tjera që kanë të bëjnë me mbajtjen e zgjedhjeve para fazës përfundimtare të dialogut dhe nëse duhet të ketë afate të caktuar kohore për arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

Krasniqi, ka thënë se të dhënat e marra nga hulumtimi tregojnë që afërsisht gjysma e qytetarëve, 44% e tyre, nuk i shohin zgjedhjet si zgjidhje për tejkalimin e problemeve që ndërlidhen me procesin e dialogut.

Megjithatë, një pjesë tjetër e konsiderueshme e qytetarëve, përkatësisht 31% e tyre, kanë deklaruar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje para vazhdimit të fazës përmbyllëse, ndërsa 25% e qytetarëve nuk e dinë nëse duhet të ketë zgjedhje apo jo.

Bazuar në përcaktimin politik të votuesve të partive në koalicionin qeverisës, rreth 50% e tyre nuk i shohin zgjedhjet si zgjidhje për dialogun, ndërsa 31% e tyre kanë deklaruar se nuk e dijnë.  

Ndërsa, rreth 52% e votuesve të të dy partive opozitare LDK dhe LVV të cilat po kërkojnë zgjedhje, vlerësojnë se vendi duhet të shkoj në zgjedhje para vazhdimit të fazës përfundimtare të dialogut.

“Vlerësimi për procesin zgjedhor para fazë përfundimtare 43,7 % nuk duhet të ketë zgjedhjet 31.4% duhet të ketë zgjedhje para se të vazhdohet me fazën e dialogut, 24.9%”.

“Afatet kohore për arritjen e marrëveshjes, gjatë këtij viti 32.1%, s’duhet të ketë afate kohore 28%”.

Ky hulumtim është zhvilluar përgjatë periudhës 3 deri më 12 mars të këtij viti, si dhe ka përfshirë një mostër përfaqësuese prej 1070 respondentësh në nivel vendi, nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/488212435047138/

Të ngjashme