38 federatat sportive përfitojnë nga “Fondi i pandemisë”, Hoti u premton mbështetje edhe vitin tjetër

Prishtinë | 17 Nën 2020 | 10:10 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka vizituar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku dhe është takuar me ministren Vlora Dumoshi, raporton Ekonomia Online.

Me këtë është bërë nënshkrimi i kontratave me 38 Federatat Sportive të Kosovës, për ndarjen e mjeteve financiare nga fondi për mbështetjen e sportit në kohë të pandemisë.

Vlera e mjeteve financiare nga fondi për mbështetjen e sportit në kohë të pandemisë është 1.5 milion euro, ku do të përfitojnë 627 klube, me rreth 26 000 sportistë.

Hoti u ka kërkuar atyre respektim të masave anti-Covid, përderisa iu ka premtuar pako mbështetëse edhe vitin tjetër.

“Mbështetja që i jep Qeveria federatave është favor dhe është obligim. Desha me ju falënderua në bashkërendim të aktiviteteve në respektim të masave. Kërkojë që të ju rrini afër të gjitha masave në përmbushje dhe respektim të masave, dhe dëshiroj me ju falënderuar dhe me ju përgëzuar për arritjet që i keni pasur për të gjitha sportet dhe federatat që i mbuloni”.

“Kemi dëme të mëdha në secilin sport dhe vetëm na duhet një bashkëpunim. Besoj që më këtë të zbusim pak nevojat që i kemi dhe besoj që edhe vitin e ardhshëm e kemi paraparë një pako dhe një mbështetje”.

 Ministrja e MKRS-së, Vlora Dumoshi, tha se i kanë shpenzuar rreth 4 milionë euro dhe se qëllim kanë të federatave tu krijohen kushtet sa më të mira për funksionim, raporton EO.

“Sot së bashku jemi për të falënderuar për programin që i ke dhënë rëndësi të madhe, por edhe në këto ditë të vështira që jemi ballafaquar më Covidin, ku organizata sportive dhe sot ne do t’i dërgojmë secilës federatë, ku kemi ndarë pesë milionë euro”.

“Ne kemi shpenzuar diku rreth 4 milionë euro buxhet dhe qëllimi kryesor është që këtyre federatave t’i krijohen mundësi më të mira”.

Kryetari i KOK-ut Besim Hasani ka thënë se pandemia i ka shkaktuar dëme të mëdha edhe sportit në vend.

“Pandemia ka qen një problem i madh, po besoj që të gjitha kolegët i kanë kaluar me shumë sportivitet”.

Të ngjashme