4.91 % serb aplikuan për Policë të Kosovës, Lista Serbe ankohet për sulmet ndaj objekteve fetare

Prishtinë | 05 Pri 2019 | 12:42 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, kanë raportuar në Komisionin për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në lidhje me rekrutimin e përfaqësuesve të komunitetit joshumicë në konkursin e fundit të Policisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Rashit Qalaj ka treguar proceduar e punësimit në Polici. Ai dha statistikat me pjesëmarrjen e komuniteteve në këtë institucion.

Sipas tij, kushtet themelore që të ketë kandidati për të u bërë polic është ta ketë të kryer shkollën e mesme dhe të jetë nën moshën 30-vjeçare.

“Proceduarat për punësim në Policinë e Kosovës janë qe një kandidat duhet kaluar testin me shkrim, pastaj duhet testi i shkëthmërisë fizike, pastaj faza e tretë intervistimi me gojë dhe më pas shikohet mjekimi psikologjik”, tha Qalaj.

Qalaj ka bërë të ditur se në total kanë aplikuar 17.620 persona, ku 430 prej tyre janë dërguar në Akademinë e Policisë në Vushtrri.

“17.620 aplikues, prej tyre 16.705 aplikime knë qenë të vlefshme. Policia e Kosovës mundohet të reflektoj popullsinë dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe në mënyrë statistikore sipas regjistrimit të vitit 2011 në përgjithësi në Policinë e Kosovës pjesëtar të policisë të komunitetit shqiptar janë 92.93%, serb 11.95%, turk 0.87%, boshnjak 2.40%, romë 0.19%, ashkali 0.22%, egjiptian 0.09%, goran 0,43% dhe të tjerë 0.17% që hyjnë qerkezë, kroat, maqedon etj”, tha Qalaj.

Sa i përket aplikimeve në konkursin e fundit, Qalaj tha se më shumë se 92 për qind janë shqiptarë, 4.91 për qind janë serb.

“Aplikues në konkursin e fundit të Policisë së Kosovës ka qenë 92.30% shqiptar, 4.91 serb, 0.57% turk, 1.11% boshnjak, 0.19% rom, 0.13% ashkali, dhe 0.33% egjiptan”, u shpreh Qaja.

Kreu i Policisë së KOsovës, pohoi se në këtë konkurs dhe të mëhershme ka përdorur kampanja të ndryshme në mënyrë që të ngritët interesimi i qytetarëve për të qenë pjesëtar të Policisë së Kosovës.

Kryesuesi i komisionit, Igor Simiq, u shpreh i pakënaqur me listën e pjesëmarrësve të komuniteteve në Polici, Ai po ashtu tha se ka sulme të ndryshme në objektet fetare ku PK nuk po mund të i parandaloj.

“Unë do të doja numra zyrtarisht e jo numra paushall. Jeni ministri i tretë që keni kërkesat e njëjta ndaj komuniteteve. I kemi 100 raste të sulmeve ndaj komuniteteve e atyre serbe”, tha Simiq.

Në lidhje me shqetësimet e deputetit serb, foli ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa. Ai tha se është shqetësim i tij çdo incident që ndodh në objektet fetare.

“Është shqetësim i imi çdo problem qe shkaktohet në institucione fetare si xhami, kisha dhe tjera, kemi biseduar për çështjen e sigurisë dhe problemet e dokumentacioneve është një përgjegjësi e institucioneve të Kosovës dhe fetare sepse personat qe shërbejnë aty duhet të jenë të lajmruar në shtetin përkatës që shërbejnë”, tha Mustafa.

Ndërsa, Qalaj tha se ato çfarë tha Simiq nuk janë aspak të vërteta sepse vetëm 87 raste kanë qenë në vitin 2018 në objektet fetare.

“Nuk është e vërtetë numri i rasteve që kanë ndodh nuk i di nga i keni marr ato statsistika, për vitin 2018 në gjitha objektet fetare është 87. Numri i rasteve ndaj objekteve fetare në përgjithësi është 87, në objektet fetare muslimsne janë 56 raste, ortodokse 21 raste, katolike 6 raste, tjera 4 raste”, tha Qalaj.

Simiq tha se nuk dëshiron që komuniteti serb të jetë subjektiv dhe tha se shpreson që këto incidente të parandalohen.

“Unë nuk thash mbi 100 por nuk dua të jetë situata qe unë një serb të jem subjektiv kjo është jë raport e departament që kanë dhënë Kosova nuk thash unë që këto janë sulme mbi kishën ortodokse serbe. Këto të dhëna që po paraqitni dua të jenë të sakta, me 17 mars 2018 është thyer kisha e shën gjergjit, 15 mars në Suvidol poashtu, 2018 në nëntor në lipjan janë thyer disa statuja e mos të flas tani për vjedhje ku janë shumë nuk dua të flas per shifra por dua të di a ka plan që këto të parandalohen”, tha Simiq.

Qalaj tha se janë duke bërë gjithçka që të parandalohen veprat që kanë karakter ndëretnik

Ministri Mustafa tha se ka kerkuar që të ndërrohet ligji dhe të ketë konkurse të veçanta për komunitetet dhe të ndryshoj kuota.

“Unë kam kërkuar me pas një konkurs të veçantë dhe kuotë të veçantë për secilin komunitet, por kjo do shkoj përmes juve si legjislacion me rregulluar ligjin. Kam kërkua me u ulë 50% për komunitetet pakicë”, tha Mustafa.

Danush Ademi tha se nuk i pëlqejnë këto statistika.

“Jam i sigurt që ata e kanë kaluar të gjithë por nuk e di se çfarë po ndodhë, ka qenë një zbritje e kuotave për 50% për komunitete nuk e di a ka mundësi ai vendim me qenë më i fuqishëm me u hedh poshtë”, tha Ademi.

Të gjithë raportimin nuk e ka dëgjuar deputeti serb Igor Simiq. Ai pasi mori informacionet që i duheshin, ka lëshuar komisionin.

Të ngjashme