5 mijë e 449 euro kursime, e mbi 68 mijë euro kredi për banesë – kjo është pasuria e Glauk Konjufcës

Prishtinë | 28 Qer 2021 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Në mesin e shumë zyrtarëve të lartë publikë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, e ka deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Konjufca në formularët e AKK-së ka deklaruar se së bashku me bashkëshortën e tij i kanë të kursyera 5 mijë e 449 euro.

Ai tregoi se ka hyrë në kredi për banesë në vlerë prej 67 mijë e 125 eurosh, të cilën duhet ta kthejë për 12 vjet.

I pari i Kuvendit të Kosovës po ashtu bëri të ditur se merr pagë mujore prej 3 mijë e 95 euro e 10 cent.

Ndërkaq bashkëshortja e tij merr pagë nga Universiteti i Prishtinës në vlerë 640 eurosh.

Të ngjashme