55 % e qytetarëve të Serbisë duan anëtarësimin në BE

Prishtinë | 28 Gus 2018 | 12:29 | Nga

Në Serbi rreth 55% e popullsisë është në favor të aderimit të vendit në BE, krahasuar me 21% kundër, theksoi ministrja për Integrimin Europian, Jadranka Joksimoviq, sipas një sondazhi periodik të kryer nga departamenti i saj.

Joksimoviq, siç transmeton atsh raportimin e ANSA-s, tha se ishte i kënaqur me rritjen prej 3% pro hyrjes në Bashkimin Europian në gjysmën e dytë të vitit 2017 duke pasur parasysh se në dy vitet e fundit përqindja e favorshme për BE varionte midis 42 dhe 47.

Për Joksimoviqin, studimi më i fundit tregon një rritje të shkallës së maturimit të qytetarëve serbë dhe vetëdijes rreth procesit të integrimit europian.

Sipas saj, përfitimet më të mëdha që popullata i sheh me anëtarësimin e mundshëm është një e ardhme më e mirë për rininë, mundësi për vende të reja pune dhe liri qarkullimi brenda BE-së.

Nga studimi u vu re vëmendja e qytetarëve në luftën kundër korrupsionit, reformën në sistemin shëndetësor, shtetin e së drejtës dhe mbrojtjen e mjedisit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme