6:4 për LDK-në, ja si do ta ndahet “torta” e pushtetit

Prishtinë | 08 Jan 2020 | 22:52 | Nga Ekonomia Online

Sagës së  koalicionit VV-LDK duket se i ka ardhur fundi.

Sipas të gjitha gjasave, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur pajtueshmëri për të bashkëqeverisur, raporton Klan Kosova duke u bazuar në burime pranë partive.

LDK do t’i ketë 6 ministri:

Ministria e Jashtme, e Integrimit Europian dhe Diasporës

Ministria e Brendshme, e Administratës Publike dhe Pushtetit Lokal

Ministria e Arsimit dhe Kulturës

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit

Ministria e Mbrojtjes

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 4 ministri:

Ministria e Drejtësisë

Ministria e Financave dhe Transfereve

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Sportit

LDK-ja do ta ketë të drejtën për ta propozuar kandidatin për Presidentin e Kosovës, i cili do të përkrahet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Glauk Konjufca do të mbetet kryetar i Parlamentit.

Vjosa Osmani do të mund të zgjidhet Ministre e Punëve të Jashtme ose Zëvendëskryeministre e Parë.

Të ngjashme