7 dhe 8 shtator raundi i ardhshëm i dialogut Kosovë – Serbi

Prishtinë | 06 Sht 2021 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Raundi i ardhshëm i dialogut Kosovë – Serbi do të mbahet më 7 dhe 8 shtator në Bruksel.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, e ka konfirmuar këtë për Klankosova.tv ku theksoi se në “bisedimet teknike do të diskutohet për çështjet e hapura aktualisht dhe hapat e ardhshëm në dialog”.

Takimi do të jetë në nivel të ekspertëve, ku do të jenë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovë në kuadër të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq.

Të ngjashme