7 prilli, data kur Atifete Jahjaga dhe Hashim Thaçi ishin bërë presidentë

Prishtinë | 07 Pri 2022 | 19:49 | Nga Ekonomia Online

Më 80 vota për, më 7 prill të 2011-ës, Kuvendi i Kosovës pati zgjedhur Atifete Jahjagën, presidente të Kosovës.

Po ashtu me këtë datë, por të vitit 2016, president i Kosovës ishte bërë edhe Hashim Thaçi.

Jahjaga ishte kandidatja e përbashkët e PDK-së, LDK-së dhe AKR-së në bazë të marrëveshjes së arritur ndërmjet liderëve të këtyre tri partive politike, nën ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell.

Ajo fitoi në rrethin e parë të votimit.

Ndërkaq Hashim Thaçi ishte zgjedhur president në raundin e tretë të votimit, kur nevojitej vetëm shumica e thjeshtë, ose 61 vota e më shumë.

Megjithatë Hashim Thaçi ishte zgjedhur president me 71 vota pro nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Të ngjashme