70 % e qytetarëve do të merrnin pjesë në zgjedhje, LDK e para me 23.8 %

Prishtinë | 13 Sht 2018 | 14:53 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

70 % e qytetarëve do të merrnin pjesë në zgjedhje nëse ato do të mbaheshin këtë vikend ndërsa partia më e votuar nga ta do të ishte Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me rreth 23.8 %, pasuar nga PDK-ja me 18.4%, pastaj VV-ja me 17.6% kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8.8 %.

NISMA Socialdemokrate, Partia Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa, del se sipas deklarimit të qytetarëve në këtë hulumtim, nuk do të arrinin që të kalojnë pragun zgjedhor prej 5%.

Këto janë rezultatet e sondazhit të bëra nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) lidhur me zgjedhjet në vend, raporton Ekonomia Online.

Eugen Cakolli nga KDI, derisa  prezantoi të gjeturat deri sa shtoi se kanë intervistuar 1 mijë e 200 qytetarë.

“Nëse këta do të dilnin për të votuar LDK do të ishte e para me 23.8, ndjekur nga me PDK me 18.4%, pastaj VV me 17.6%, ndërsa AKR, PSD dhe Alternativa nuk do të kalonin pragun zgjedhor prej 5 përqindëshit”.

Sipas Cakollit, anketuesit sa i përket koalicioneve politike kanë preferuar një koalicion të mundshëm mes LDK dhe VV ndërsa kanë kundërshtuar koalicionin e LDK me PSD.

Ai ka theksuar se rezultatet e këtij sondazhi tregojnë se 74% e të anketuarve mendojnë që gjërat në Kosovë janë duke shkuar në drejtimin e gabuar.

Bazuar në sondazh papunësia mbetet problemi kryesor me të cilin ballafaqohen shumica e qytetarëve të Kosovës dhe është evidentuar në 61.3% të rasteve.

Pastaj vjen mungesa e liberalizimit të vizave me 42.8%, mungesa e sundimit të ligjit me 33.3%, gjendja e keqe në sektorin e shëndetësisë me 28.9%, si dhe mungesa e arsimit cilësor me 19.6%.

“74 %e qytetarëve janë skeptikë në çfarë drejtimi sepse kanë deklaruar se gjërat janë duke shkuar në drejtimin e gabuar 20 % në drejtimin e duhur 6 për qind nuk kanë qëndrim”.

“72.3 %e qytetarëve janë të pakënaqur dhe vetëm 26 % janë të kënaqur me punë e Qeverisë. Papunësia problemet kryesore, pastaj liberalizimi i vizave mungesa e sundimit të ligjit”.

Vetëm 26% e të anketuarve janë deklaruar të kënaqur me punën e Kuvendit, kurse 72% e tyre janë deklaruar të pakënaqur.

53.5% e qytetarëve kanë vlerësuar se deputetët nuk janë aspak llogaridhënës ndaj votuesve të tyre, pas marrjes së mandatit.

Të ndarë sipas secilit subjekt politik, këto janë preferencat e votuesve lidhur me koalicionet, të paraqitura në përqindje kumulative:

  • Votuesit e LDK-së do t’a preferonin më së shumti një koalicion me VV-në (27%), kurse janë më së shumti kundër një koalicioni me PSD-në (60%);
  • Votuesit e PDK-së do t’a preferonin më së shumti një koalicion me PSD-në (25%), kurse janë më së shumti kundër një koalicioni me VV-në (86%);
  • Votuesit e VV-së do t’a preferonin më së shumti një koalicion me LDK-në (33%), kurse janë më së shumti kundër një koalicioni me PDK-në (61%);
  • Votuesit e PSD-së do t’a preferonin më së shumti një koalicion me AAK-në (13%), kurse janë më së shumti kundër një koalicioni me VV-në (65%);
  • Votuesit e AAK-së do t’a preferonin më së shumti një koalicion me Nismën (28%), kurse janë më së shumti kundër një koalicioni me LDK-në (66%);
  • Votuesit e Nismës Socialdemokrate do t’a preferonin më së shumti një koalicion me PDK-në (16%), kurse janë më së shumti kundër një koalicioni me VV-në (70%)

Të ngjashme