70% e qytetarëve kërkojnë rifillimin e dialogut me Serbinë

Prishtinë | 09 Qer 2020 | 10:50 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) bën prezantimin e hulumtimit/sondazhit: “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë̈ – Vëllimi III”, raporton Ekonomia Online.

70 për qind e kosovarëve mbështesin rifillimin e dialogut me Serbinë. Kurse 90 për qind e shqiptarëve janë të pakënaqur me status quo-në aktuale, ndërsa 43 për qind nga komuniteti serb.

Anthony Heath, profesor i oksfordit prezantoi gjetjet e hulumtimit. Ai tha se edhe shqiptarët edhe serbët janë që të arrihet një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe të mos vazhdohet me këtë status-quo.

“…të dy komunitetet janë shumë apo deri diku që të fillohet dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë, të intervistuarit serb kanë qenë më pak entuziastë. A e mbështetni qeverinë që të vijë deri te një marrëveshje finale, shumica e popullatës kanë thënë që të bëhet çdo përpjekje e mundshme për një marrëveshje finale”.

Ai tha se sa i përket njohjes nga Serbia ka mospajtime ndërmjet të dy komuniteteve, ku shqiptarët nuk pajtohen që ketë kompetenca të zgjeruara për komunat në veri, kurse serbët e duan këtë dhe pajtohen me njohjen e Kosovës.

“Sa i përket njohjes nga Serbia, gjejmë se ka mospajtim në mes të dy komuniteteve 81% dhe 84% e serbëve që nuk pajtohen, ka shumë më shumë përkrahje për këtë skenar dhe shumica që nuk e përkrahin dhënien e kompetencave për asociacionin”.

Poashtu u tha se serbët pajtohen që të ketë korrigjim të kufijve kurse shqiptarët jo, raporton EO.

“Shumica pajtohen për korrigjimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbinë për njohjen dhe hapjen e rrugëve për organizim në OKB. Respodentët kanë treguar  mos kënaqësi me status-quo e tanishme”.

“Ka një mbështetje për qeverinë për të arritur tek një marrëveshje finale por ka një mospajtim të madh për korrigjim të kufijve, sidomos ka dallim në mes të komuniteteve”, tha ai.

Të ngjashme