78 deputetë kanë marrë pjesë votimin për presidentin e Kosovës, në raundin e parë. Në këtë mënyrë konsiderohet se ka dështuar kuorumi, edhe pse në sallë ishin 82 deputetë të pranishëm, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca tha se votimi përsëritet menjëherë.
Tre deputetët e LDK-së, Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanaj, nuk kanë marrë pjesë në votim në rundin e parë.