88 prokurorë dhe 40 zyrtarë angazhohen nga Prokuroria për të mbrojtur votën gjatë zgjedhjeve

Prishtinë | 02 Shk 2021 | 09:59 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koordinatorja nacionale e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit, Laura Pula, ka bërë të ditur se janë angazhuar 88 prokurorë dhe 40 zyrtarë nga sistemi prokurorial për këtë proces zgjedhor, raporton Ekonomia Online.

Këto komente Pula i bëri në konferencë për medie të mbajtur ndërmjet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve; Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa; Prokurorit të Shtetit; Këshillit Gjyqësor të Kosovës; Komisionit të Pavarur të Medieve dhe OJQ-ve.

Ajo shtoi se Prokuroria dhe Policia e Kosovës do të arrestojnë dhe ndalojnë të gjithë votuesit dhe zyrtarët përgjegjës në çfarëdo mënyre tentojnë apo ndikojnë në keqpërdorimin e votës së lirë të sovranit.

“Prokurori i Shtetit së bashku me Policinë do të arrestojnë të gjithë që ndikojnë në keqpërdorimin e votës së sovranit”.

Fatime Dërmaku, nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, tha se kanë angazhuar 30 gjyqtarë për menaxhimin e zgjedhjeve, raporton EO.

“Edhe Këshilli Gjyqësor është mobilizuar dhe do t’i dalë zot këtyre obligimeve. Këshilli Gjyqësor ka angazhuar 30 gjyqtarë”.

“Në Gjykatën Themelore në Prishtinë kemi angazhuar 8 gjyqtar. Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar 4 gjyqtar. Jemi në gatishmëri të iu përgjigjemi kërkesave eventuale”.

Shukri Syljemani, nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, tha se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për kryerjen të gjitha aktiviteteve gjatë zgjedhjeve, raporton EO.

“Në emër të anëtarëve të PZAP-së zotohemi se do të përmbushen të gjitha obligimet që janë në përputhshmëri me zgjedhjet e përgjithshme”.

Të ngjashme