950 zyrtarëve të lartë publik do t’u kontrollohet pasuria e deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion

Prishtinë | 14 Sht 2020 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Në përputhje me Ligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik, Agjencia kundër Korrupsionit do të bëjë kontrollin e plotë të pasurisë të 20 për qind të zyrtarëve që janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre.

Nga gjithsej 4,751 subjekte deklaruese, formularët e 950 zyrtarëve do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë nga ana e AKK-së.

Përveç kësaj liste të dalë nga shorti publik, Agjencia Kundër Korrupsionit ka mandat ligjor që të bëjë kontrollin e plotë të pasurisë edhe të zyrtarëve të tjerë që nuk janë përzgjedhur nga shorti, sipas detyrës zyrtare apo me kërkesë të publikut apo personave të tjerë të interesuar, në rastet kur ekzistojnë dyshime të bazuara në saktësinë dhe korrektësinë e deklarimeve.

Këtu mund ta gjeni listën e plotë të zyrtarëve që janë të obliguar të bëjnë deklarimin vjetor të pasurisë dhe listën e zyrtarëve që do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar.

Duke marr pasur parasysh situatën e krijuar me COVID-19, konform udhëzimeve dhe rekomandimeve institucionale përgjegjëse, ngjarja e hedhjes së shortit për kontrollin e plotë pasurisë u realizua në prezencë të ekipit të Radio Televizionit Publike të Kosovës. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme