MPB lanson fushatën vetëdijesuese për parandalimin e migrimit të parregullt

Prishtinë | 01 Mar 2017 | 11:54 | Nga

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka lansuar sot fushatën e vetëdijesimit për parandalimin e migrimit të paligjshëm të qytetarëve të Kosovës.

Me këtë rast, ministri Skënder Hyseni tha se Kosova ka përmbushur shumë kritere për liberalizim të vizave dhe vetëm njëra nga to ka mbetur ende pa u plotësuar, e që është ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi për të cilin tha se do të bëhet shumë shpejt.

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova tha se 70 mijë qytetarë të Kosovës kanë kërkuar azil në shtetet e Evropës gjatë vitit 2014.

Sipas saj, ky numër ka rënë në vitin 2016.

Të ngjashme